Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazim në kryendeshjen e Premier Leagues

Liverpooli dhe Arsenali kanë ndarë pikët në kryendeshjen e fundvitit në Premier League.

Në ndeshjen e zjarrtë në “Anfield”, Liverpooli dhe Arsenali barazuan 1:1.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Mysafirët kaluan në epërsi përmes mbrojtësit Gabriel në minutën e katërt.

Por Mohamed Salah me një gol të bukur në minutën e 29-të barazoi gjithçka.

Edhe Derbi në “Anfield” mbyllet baras Futboll 2 muaj më parë Derbi në “Anfield” mbyllet baras

Në pjesën e dytë, Liverpooli pati më shumë iniciativë. Trent Alexander-Arnold huqi rastin më të mirë për epërsinë e vendasve, duke goditur traversën përballë David Rayas.

Barazimi e mban Arsenalin në vendin e parë me 40 pikë, ndërsa Liverpooli është i dyti me 39 pikë.