Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazim për Ismajlin e Bajramin

Ardian Ismajli është paraqitur në qendër të mbrojtjes te Empoli që ka luajtur 1:1 si mysafir me Leccen, të dielën mbrëma. Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të Serie A.

Ismajli e ka kompletuar ndeshjen.

Ndërkohë Nedim Bajrami ka luajtur prej minutës së 55-të për Empolin. Për Empolin ishte barazimi i dytë në këtë edicion të Serie A. Me dy pikë, Empoli renditet i 14-ti. Lecce ka fituar pikën e parë.