Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka kontribuar me gol në barazimin e skuadrës së Empolit në udhëtim te Lazio, të enjten në kuadër të xhiros së 20 në Serie A. Empoli barazoi me rezultatin 3:3.
Bajrami ishte titullar dhe e kaloi Empolin në epërsi në minutën e gjashtë nga penalltia. Për Bajramin, ky është goli i pestë këtë edicion në kampionatin italian në 18 ndeshje. Ai luajti deri në minutën e 63-të, ndërsa Ardian Ismajli u aktivizua gjatë tërë ndeshjes te Empoli.
Te skuadra e Lazios, titullarë ishin portieri Thomas Strakosha e mbrojtësi Elseid Hysaj kurse Vedat Muriqi nuk luajti fare. Sulmuesi i Kosovës ishte në bankën e rezervistëve.
Ky barazim lë Empolin në kuotën e 28 pikëve në vendin e nëntë, ndërsa Lazio është në vendin e tetë me 28 pikë.