Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajrami asiston në barazimin ndaj Cagliarit

Nedim Bajrami po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin italian, Serie A.

Ai të dielën asistoi në barazimin e Empolit ndaj Cagliarit, 1:1.

Sulmuesi Andrea Pinamonti shënoi për 1:0 në minutën e 38-të, pas asistimit të reprezentuesit të Shqipërisë.

Nedim Bajrami luajti mesfushor ofanziv, ndërsa pas tij në fushë ishte Kristjan Asllani.

Për Cagliarin barazoi Leonardo Pavoletti në minutën e 84-t.

Edhe Bajrami asiston në Serie A Sport 4 v. më parë Bajrami asiston në Serie A

Në bankën rezervë te Empoli ishte Ardian Ismajli.

Empoli pas 25 ndeshjeve në Serie A është në pozitën e 11-të me 31 pikë. Cagliari ka 21 pikë dhe është në pozitën e 18-të.