Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nedim Bajrami shënon por Empoli mposhtet

Nedim Bajrami e ka shënuar një gol për skuadrën e Empolit të shtunën, por skuadra e tij u mposht në shtëpi nga Venezia në kuadër të xhiros së tretë të elitës së futbollit italian.

Mesfushori ofensiv, Bajrami, që luajti titullar dhe e kompletoi ballafaqimin, golin e vetëm e realizoi në minutën e 89-të nga pika e bardhë.

Ishte goli i parë i reprezentuesit të Shqipërisë këtë edicion në Serie A krahas edhe dy asistimeve.

Titullar në këtë duel për Empolin ishte edhe mbrojtësi dhe reprezentuesi tjetër i Shqipërisë, Ardian Ismajli. Ismajli u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Empoli pas tri xhirove ka po aq pikë, derisa pikët e para të sezonit ishin për Venezian.