Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ismajli e Bajrami fitojnë në Itali

Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami kanë luajtur për Empolin që mposhti në shtëpi Sassuolon me rezultatin minimal, 1:0. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 13-të të Serie A italiane.

Ismajli u paraqit gjatë gjithë takimit, ndërsa Bajrami u inkuadrua në minutën e 78-të. Samir Ujkani qëndroi në stol.

Empoli pas 13 ndeshjeve të zhvilluara ka 14 pikë, një më pak se Sassuolo.

Artikuj të ngjashëm