Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore për Ismajlin e Bajramin në Serie A

Ardian Ismajli e Nedim Bajrami kanë shënuar fitore në Serie A. Skuadra e tyre, Empoli, të premten mbrëma fitoi 2:0 ndaj Cremoneses. Ndeshja ka hapur javën e 15-të të kampionatit italian. Është java e fundit para pushimit për shkak të Botërorit.

Nicolo Cambiaghi shënoi për 1:0 në minutën e 46-të, ndërsa Fabiano Parisi realizoi për 2:0 në minutën e 88-të. Goli i dytë u shënua pas një kundërsulmi të bukur të Bajramit.

Ismajli në qendër të mbrojtjes dhe Bajrami në mesfushë, kanë kompletuar ndeshjen tek Empoli që del në vendin e 12-të me 17 pikë. Cremonese renditet e 18-ta me shtatë pikë. Është skuadra e vetme në Serie A që nuk ka shënuar ende fitore këtë edicion. Ka shtatë pikë nga shtatë barazime.