Ardian Ismajli është detyruar ta lërë fushën në minutën e 21-të, pas një lëndimi që e pësoi në disfatën e Empolit.
Empoli të shtunën në shtëpi u mposht nga Lecce me rezultatin 3:1 në kuadër të javës së 20-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlber Ramadani që nuk luajti në tri ndeshjet e fundit, u inkuadrua nga minuta e 82-të te Lecce.
Dario Daka mbeti në stol te mysafirët ndërsa Medon Berisha mungoi për shkak të lëndimit.
Ismajli ishte duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion në elitën e futbollit italian por ende nuk dihet se për sa kohë mund të jetë jashtë fushave.
Empoli dhe Lecce kanë nga 20 pikë.