Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazim në ndeshjen e parë Leicester City – Roma

Me barazim 1:1 është mbyllur gjysmëfinalja e parë e Ligës së Konferencës ndërmjet skuadrës së Premier Leagues angleze, Leicester Cityt, dhe asaj italiane, Romës.

Në fakt, të dyja golat e kësaj përballjeje u shënuan nga futbollistët e Romës.

Italianët kaluan në epërsi prej një goli që në minutën e 15-të të ndeshjes. Lorenzo Pellegrini ishte realizator i golit.

Barazimi dhe rezultati final i takimit u vendos në minutën e 67-të të ndeshjes, kur mbrojtësi Gianluca Mancini shënoi gabimisht në portën e vet.

Finalisti i kësaj gare do të vendoset të enjten e ardhshme.