Skuadra e Romës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej një goli, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales në Ligën e Konferencës.
Roma është duke fituar ndaj Leicester Cityt anglez, 1:0.
Tammy Abraham e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 11-të, pas asistimit të Lorenzo Pellegrinit.
Ndeshja e parë në Angli përfundoi baras, 1:1.
Marash Kumbulla është lënë në bankën rezervë te Roma në këtë ndeshje nga trajneri portugez, Jose Mourinho.
Dueli tjetër i gjysmëfinales ndërmjet Marseilles dhe Feyenoordit pas pjesës së parë, është mbyllur baras, pa gola.
Ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës nga kjo ndeshje, e kishte fituar skuadra holandeze, Feyenoord, me rezultatin 3:2.
Artikuj të ngjashëm