Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barazim i Zhegrovës me Rashanin

Clermonti e Lille kanë barazuar pa gola të dielën. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Ligue 1 të Francës.
Te Clermonti startoi reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 68-të, ndërsa u zëvendësua dhjetë minuta më pas.
Te Lille ndeshjen e kompletoi Edon Zhegrova.
Lille është në vendin e katërt me 27 pikë. Clermonti është i parafundit me vetëm 11 pikë.