Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova e Rashani marrin nga një pikë

Futbollistët e Kosovës, Edon Zhegrova dhe Elbasan Rashani, kanë marrë nga një pikë në xhiron e 21-të të elitës së futbollit francez.

Zhegrova me Lillen barazoi me Clermontin e Rashanit, pa gola.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të, ndërsa Rashani titullar, luajti deri në minutën e parë të kohës shtesë.

Lille ka 35 pikë në 21 ndeshje të luajtura, kurse Clermonti ka pesë pikë më pak.

Artikuj të ngjashëm