Mesfushori Antonin Barak pritet të jetë përforcimi i parë i Tottenhamit në afatin kalimtar të verës.
“Inside Football” ka bërë të ditur të hënën se Tottenhami ka arritur marrëveshje personale me Barakun dhe po negocion me Veronan për lirimin e tij.
Ekipi londinez është i gatshëm të ofrojë 25 milionë për 27-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A me fanellën e Veronës.
Barak ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër herë në 29 paraqitje kampionale.
Ai ka kontratë me Veronan deri në vitin 2024, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadrat tjera në Serie A e Bundesligë.