Kampioni i Kosovës në fuqi, Ballkani ka avancuar tutje në Kupën e Kosovës.
Ballkani siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës. Mposhti Vëllaznimin me rezultatin minimal, 1:0.
Golin e vetëm e shënoi Vesel Limajt në minutën e 41-të. Ndeshja u zhvillua në Suharekë.
Kalimin tutje e ka siguruar edhe Dukagjini i Klinës që po ashtu fitoi 1:0 të dielën ndaj skuadrës nga Ferizaj, Dinamo. Golin e vetëm e shënoi Altin Mërlaku në minutën e 67-të.