Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani synon sot befasinë në Plzen

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka insistuar se ekipi i tij është plotësisht i gatshëm për ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Ballkani në kuadër të xhiros së parë të Grupit C luan në udhëtim te Viktoria Plzeni.

Ndeshja mes Plzenit dhe Ballkanit zhvillohet të enjten [sot] prej orës 21:00.

Në konferencën për shtyp, të mbajtur të mërkurën, Daja ka pranuar forcën e Plzenit përballë Ballkanit. Ai ka thënë se Plzeni llogaritet favorit në këtë ndeshje, duke pasur parasysh përvojën në garat evropiane dhe formën e mirë që po e kalon këtë edicion, por ka shtuar se Ballkani nuk ka udhëtuar në Çeki i dorëzuar. Ka shtuar se krahas paraqitjes së mirë, Ballkani të ketë edhe pak fat për një rezultat ta favorshëm në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Sipas Dajës, Plzeni dhe Dinamo e Zagrebit, mbesin ekipet favorite për të avancuar nga faza e grupeve. Pjesë e këtij grupi është edhe Astana e Kazakistanit, e cila të enjten do të luajë në Kroaci kundër Dinamo Zagrebit.

Për Ballkanin, kjo është hera e dytë rresht që paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Edicionin e shkuar Ballkani regjistroi një fitore, një barazim dhe katër humbje në gjashtë ndeshje të zhvilluara, rezultate këto që nuk mjaftuan për të avancuar tutje.

Artikuj të ngjashëm