Derbi i javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës i ka takuar ekipit vendas.
Derisa në këtë xhiro fitore kanë shënuar edhe Drenica ndaj Trepçës ’89 e Gjilani ndaj Besës, transmeton KOHA.
Ballkani e fitoi takimin me rezultat prej 2 me 1.
Ishte Prishtina ajo që kaloi në epërsi në minutën e 34 përmes Otto Johnit.
Megjithatë, vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Ishte Mevlan Zeka ai që shënoi të dy golat, në minutën e 88 dhe 90+5.
Edhe Drenica fitoi me rezultat prej 2 me 1.
Lushtaku e Zabërgja shënuan për Drenicën, derisa golin evetëm për klubin mitrovicas e shënoi Muja.
Gjilani shënoi fitore me rezultat prej 1 me 0 ndaj Besës. Ishte një autogol nga Matheus që i dha pikët e plota ekipit vendas.
Tabela aktuale e Superligës është kjo:
