Kompanitë e basteve e kanë favorizuar Ballkanin para ndeshjes së tretë të Ligës së Konferencës kundër Astanas.
Ndeshja Ballkani – Astana zhvillohet të enjten nga ora 18:45 dhe i takon grupit C të Ligës së Konferencës.
Ballkanit i është vendosur koeficienti 2.0 për fitore, ndërsa Astanas 3.50. Koefiencin 3.50 e ka edhe barazimi. Ndeshjen në fushë do ta drejtoj gjyqtari polak, Damian Sylwestrzak. Polaku kishte drejtuar edhe ndeshjen që Ballkani e humbi nga Viktoria Plzen me rezultatin 1:0.
Ballkani është në vendin e dytë në grup me tri pikë sa ka edhe Dinamo Zagrebi. Astana është pa pikë e fundit, kurse në vendin e parë renditet Viktoria Plzen. Ballkani e fitoi ndeshje ne dytë ndaj gjigantit kroat, Dinamo Zagreb në Prishtinë me shifrat, 2:0.