Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balliu e vazhdon kontratën me Vallecanon

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Ivan Balliu, e ka vazhduar kontratën me Rayo Vallecanon.

Klubi spanjoll ka njoftuar se futbollisti shqiptar ka nënshkruar deri në fund të edicionit 2024/2025.

Balliu kishte kontrate me Vallecanon deri në vitin 2023, por paraqitjet e mira kanë bërë që klubi t’ia vazhdojë atë edhe për dy vjet të tjera.

30-vjeçari iu bashkua Vallecanos në verën e vitit të kaluar nga Almeria si lojtar i lirë.

Në sezonin e tij të parë me ekipin spanjoll shënoi një gol dhe bëri tri asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Balliu ka edhe gjashtë ndeshje me Shqipërinë.