Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, mendon se skuadra e tij e meritoi fitoren në fitoi Superkupën e Evropës.
Reali mposhti 2 me 1 Manchester Unitedin për të siguruar trofeun e katërt të Superkupës.
“Normalisht që është e mrekullueshme të shtosh këtë trofe në koleksion. Ishte ndeshje e vështirë, por mendoj se luajtëm mirë dhe kontrolluam ndeshjen shumë mirë. Na ndihmoi që kemi ushtruar në 38 gradë Celsius në Madrid! E kontrolluam lojën dhe e merituam fitoren. Duam të vazhdojmë të fitojmë dhe në çdo ndeshje kemi etje dhe dëshirë”, ka thënë uellsiani për BT Sport.
Ai ka mohuar spekulimet që e lidhin me një kalim tek Unitedi duke thënë se “është i koncentruar vetëm në futboll dhe nuk dëgjon asgjë”.