Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se është i kënaqur me punën që e ka bërë deri më tani, uellsiani Gareth Bale.
Bale edicionin e shkuar ishte i huazuar te Tottenhami, por këtë verë u kthye te Real Madridi dhe trajneri Ancelotti pret shumë prej tij në sezonin 2021/22.
E përditshmja “Marca” ka raportuar të mërkurën se trajneri italian tashmë po e sheh Balen si pjesë të rëndësishme të ekipit të tij.
Në fakt, Bale pati paraqitje të mirë në ndeshjen e parë të Realit në La Liga, që fitoi 4:1 në udhëtim ndaj Alavesit.
Ai ishte titullar dhe luajti në sulm përkrah Karim Benzemas dhe Eden Hazardit.