Sulmuesi anësor i Real Madridit, Gareth Bale, do të udhëtojë nesër në Angli për të finalizuar huazimin te Tottenhami, shkruan BBC.
Raportohet se ende po diskutojnë Reali e Tottenhami për kushtet e marrëveshjes së huazimit. Raportohet se Bale 31-vjeçar është duke stërvitur individualisht dhe po pret rezultatin e bisedimeve mes dy klubeve, për të udhëtuar nesër në Londër e finalizuar marrëveshjen.
Bale i ishte bashkuar Real Madridit nga Tottenhami në vitin 2013 për shifër rekorde atëbotë prej 100 milionë euro. Ai ka shënuar më tepër se 100 gola për Realin dhe e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve. Agjenti i Balet, Jonathan Barnett, ka thënë se bisedimet për një kalim te Tottenhami gradualisht po ecin para.
“Garethi është më afër largimit nga Madridi se që ka qenë ndonjëherë gjatë këtyre shtatë vjetëve. Ne jemi ende duke negociuar. Të shohim se si do të shkojë”, ka thënë Barnett.