Pasi bëri një rikthim të suksesshëm nga lëndimi, Gareth për Real Madrid TV ka thënë se ende i duhet kohë për ta rigjetur formën e tij më të mirë.
Uellsiani kishte zëvendësuar Moratan, i cili kishte shënuar golin e parë sot ndaj Espanyolit, dhe më pas shënoi gol në fitoren prej 2-0 dhe që ishte ndeshja e tij e parë pas tre muajve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do më duhen edhe disa javë që të shërohem plotësisht dhe të jem i gatshëm 100 për qind. Ndihem shumë mirë pasi kam punuar tre muaj për t’u rikthyer, dhe që kontribova me një gol në fitoren e ekipit. Ishte shumë e vështirë të mungoje aq gjatë, por ekipi po fitonte dhe kjo ishte më e rëndësishmja. Duam të fitojmë të dy titujt dhe unë dua të ndihmoj”, është shprehur Bale.
Ai gjithashtu i falënderoi tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë rikuperimit.