Skuadra e Real Madridit ka gjashtë lojtarë në mesin e dhjetë më të paguarve në Spanjë, me futbollistët e Barcelonës dhe Atletico Madridit që zënë vendet tjera.
Gareth Bale është lojtari më i paguar në La Liga, ndërsa Eden Hazard renditet i treti, ka raportuar “Marca”. Si Bale ashtu edhe Hazard, këtë edicion kanë luajtur shumë pak për Realin.
Sulmuesi uellsian ka pagë vjetore prej 34 milionë eurosh, katër milionë më shumë se Hazardi që e ka pagën e njëjtë me Atoine Griezmannin që renditet i dyti.
Karim Benzema me 24 milionë euro në vit është në vendin e katërt, duke lënë pas vetes Sergio Busquetsin (23 milionë euro) e Toni Kroosin (22 milionë euro).
Në katër pozitat tjera, janë Jordi Alba, Jan Oblak, David Alaba e Luka Modriq që paguhen 20 milionë euro në vit. Oblak është portieri i vetëm në këtë listë, ndërsa vlerësohet prej më të mirëve në botë.