Sulmuesi i krahut, Liridon Balaj do ta vazhdojë karrierën në Belgjikë.
Balaj të premten është prezantuar te Deinze, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Belgjikës.
Ai te Deinze është transferuar si lojtar i lirë, ndërsa ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë.
23-vjeçari prej vitit 2019 ka qenë pjesë e ekipit zviceran Aarau, ndërsa në Kosovë ka luajtur për Besën e Pejës.
Ai gjithashtu vitin e shkuar ka regjistruar dy paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, në ndeshjet miqësore ndaj Guinesë e Gambisë.