Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajrami shënon gol në fitoren e Sassuolos

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka vazhduar me formë të mirë te Sassuolo. Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së parë të Kupës së Italisë, Sassuolo fitoi 5:2 pas vazhdimeve ndaj Cosenzas.

Bajrami shënoi gol të bukur për 1:1 në minutën e katërt shtesë në pjesën e parë. Ai luajti deri në minutën e 66-të.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa Sassuolo shënoi edhe tre gola tjerë në vazhdime.

 

Artikuj të ngjashëm