Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajrami me Sassuolon avancojnë në Kupë

Sassuolos iu desh ekzekutimi i penalltive për të kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Të enjten mbrëma, Sassuolo dhe Spezia barazuan pa gola në kohën e rregullt dhe në vazhdime, ndërsa në penallti vendësit fituan 5:4.

Futbollisti i Shqipërisë, Nedim Bajrami, u inkuadrua në minutën e 76-të, ndërsa e shënoi penalltinë e dytë për Sassuolon, që në raundin e ardhshëm do të luajë kundër Atalantas.

Artikuj të ngjashëm