Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami ka asistuar në golin e vetëm, i cili ia siguroi Empolit fitoren 1:0 në udhëtim tek Atalanta. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi xhiros së 38-të, të fundit këtë sezon në Serie A.
Me këtë humbje, Atalanta mbeti jashtë garave evropiane sezonin e ri pasi përfundoi në pozitën e tetë në tabelë.
Bajrami asistoi në golin e shënuar nga Leo Shtulac në minutën e 79-të. Për Bajramin, ky ishte asistimi i shtatë këtë edicion në Serie A, ku ka shënuar edhe gjashtë gola. Bajrami në këtë takim u inkuadrua prej minutës së 46-të kurse gjatë tërë ndeshjes tek Empoli luajti Kristijan Asllani.
Në bankën e rezervistëve ishin Samir Ujkani e Ardian Ismajli.
Tek Atalanta, i pazëvendësueshëm ishte Berat Gjimshiti.
Me këtë triumf, Empoli e mbylli këtë edicion në kampionatin Italian në pozitën e 14-të më 41 pikë të tubuara.