Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Empolit flet për Bajramin

Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti, ka ndarë disa minuta në konferencën për shtyp të premten për të folur edhe për ish-lojtarin e skuadrës, Nedim Bajrami.

Zanetti ka thënë se zyrtarët e klubit nuk kanë mundur të bëjnë diçka më shumë për ta ndalur Bajramin.

Bajrami nga Empoli në afatin kalimtar të janarit u transferua te skuadra e Sassuolos që po ashtu garon në Serie A.

“Bajrami është një djalosh e futbollist shumë i mirë, por ai donte të largohej. Ne padyshim se do të mundohemi që ta zëvendësojmë atë me ndonjë futbollist tjetër që shpreh dëshirë të vijë tek Empoli”, është shprehur Zanetti.

23-vjeçari Bajrami, që përfaqëson Shqipërinë, ka një gol të shënuar e një asistim në këtë edicion të Serie A, që të dyja sa ishte pjesë e Empolit.