Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajoku fiton pa luftë, Behrami mposhtet nga boksieri kroat

Bashkim Bajoku ka fituar pa luftë në Kampionatin Ballkanik të boksit amator që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, Bajoku është dashur të përballet me boshnjakun Haris Agoniq, por ai nuk ka dalë në ring. Bajoku në dhjetor kishte fituar bindshëm ndaj Agoniqit. Bajoku garon në kategorinë deri 52 kg.

Ndërkohë Patriot Behrami garoi në kategorinë deri 69 kilogramë dhe pësoi humbje nga kroati Petar Cetiniq. Ai megjithatë fiton medalje të bronztë.

Medaljen e ka siguruar edhe Bashkim Bajoku, njëjtë si Shpëtim Bajoku e Besart Pireva. Këta dy të fundit fituan një ditë më parë.