Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bacca konfirmon qëndrimin te Milani

Përkundër raportimeve për një kalim të mundshëm te Marseille, Carlos Bacca, ka konfirmuar se do të qëndrojë te Milani edhe për sezonin e ri.

Klubi italian transferoi Andre Silvan dhe kanë shprehur interesim për Nikola Kaliniqin e Fiorentinës.

Mediat italiane raportojnë se Bacca nuk është në planet e Vincenzo Montellas dhe pritej që të kalonte në ligën franceze.

“Është afati kalimtar, gjithmonë përmenden emrat nëpër media”, ka thënë Bacca për El Heraldo.

“Jam i qetë dhe i lumtur te Milani. Më pëlqen atje dhe kam edhe tre vjet në kontratën time. Do të qëndroj dhe do të jem atje për të vazhduar stërvitjet më 5 korrik”.

Artikuj të ngjashëm