Sport

Babot arriti te përfaqësuesja me një “email”

Në moshën 16-vjeçare dhe me rrënjë nga Frankfurti, Pau Babot përshkruhet nga njerëzit që e joshin si një djalë i ri i edukuar që qëndron me "këmbë në tokë".

Por, dy javë më parë, ai ishte kundërshtar i vendlindjes së tij Gjermanisë në një ndeshje eliminatore për Evropianin U-19 të futbollit, shkruan FIFA.com.

Babot është një nga dy kapitenët e skuadrës U-17 të Karbener SV, skuadër nga Frankfurti. Skuadra luan në ligën rajonale të Hesses, të rangut të dytë të futbollit të Gjermanisë në grupmoshën e tij, transmeton Koha Ditore.

Është një nivel për fundi Bundesligës U-17. Gjatë fundjavës, ai dhe bashkëlojtarët u përballen me skuadra si Eintracht Frankfurt, Darmstadt 98, Kickers Offenbach dhe FSV Frankfurt.

Ndonëse është lindur në Gjermani, nëna e tij është nga Andorra dhe ai rregullisht udhëton në vendin e vogël në Pirineje për t’i vizituar familjarët. Ishte lidhja e tij familjare që i dha idenë se një ditë do të luajë për Andorrën.

Ky plan nisi të merrte formë fal Daniel Vidrascus, një nga bashkëlojtarët e Babotit te Karbener, që luan për U-17 te Moldavisë.

"Pau është një lojtar skuadre. Ai është me këmbë në tokë, është mjaft teknik dhe i fortë në ajër", ka thënë Thorsten Don, trajneri i tij te Karbener SV.

Një shok i tezës së Babotit i dha atij adresën e "emailit" të një personi në Federatën e Futbollit të Andorrës dhe i riu i shkroi, duke mbështetur kërkesën e tij me një video të një supergoli që kishte shënuar kundër Kickers Offenbachut disa javë më herët....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)