Me emrin Hannibal, klubeve të Premier Leagues së Anglisë mund t'iu falet nëse i frikësohen tinejxherit që po pritet t'i bashkohet Manchester Unitedit.
Por, gjëja e vetme e frikshme te Hannibal Mejbri, mesfushori 16-vjeçar, është talenti i tij, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Sun.
Mejbri duket i destinuar për të përfunduar në "Old Trafford" këtë verë për nëntë milionë funte (10 milionë euro), pas një mosmarrëveshjeje misterioze në janar me Monacon.
"Diçka e keqe ndodhi", rrëfen babai i tij Lotfi Mejbri, ish-futbollisti i Tunizisë për "Le Parisien". "Për familjen tonë ishte shumë e vështirë të jetonim këtë. Ishte shokuese, një traumë. U bënë gabime dhe nga atje, e konsideroj se besimi mes klubit dhe familjes sonë është shkatërruar".
Kështu që Hannibal Mejbri ka qenë në kërkim të një shtëpie të re që nga janari.
E ardhmja e tij gjithmonë dukej pozitive duke marrë parasysh se ka agjent Jorge Mendesin, njeriu që njihet si superagjent dhe që ka në radhët e veta emra si Cristiano Ronaldo e Jose Mourinho...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)