Mbrojtësi spanjoll Cesar Azpilicueta pritet të kthehet në La Liga, pasi në janar do të largohet nga skuadra e Chelseat, transmeton Koha Ditore.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se Azpilicueta tashmë ka nisur negociatat me Athletic Bilbaon dhe Real Sociedadin për t'u kthyer në futbollin spanjoll. 30-vjeçari, që ka katër ndeshje këtë edicion nuk preferohet nga trajneri i Chelseat, Frank Lampard që po pret rikuperimin e plotë të lojtarit të akademisë Reece James.
Azpilicueta është kapiten i Chelseat, ekip të cilit iu bashkua para shtatë vjetësh. Ai me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2022 kurse ka luajtur edhe te Marseille e Osasuna.