Të rinjtë e Hajdukut të Splitit kanë pasur përkrahjen e mijëra tifozëve në ndeshjen finale të “UEFA Youth League”.
Por përkrahja e zëshme dhe e vazhdueshme e tifozëve pasionantë nga Spliti i Kroacisë, nuk ishte e mjaftueshme të hënën mbrëma.
Në Gjenevë, finalen e Championsit për të rinj e fitoi skuadra holandeze, AZ Alkmaar.
Madje Alkmaari fitoi me rezultatin shumë të lartë, 5:0.
Në gjysmëfinalen ndaj Milanit dhe në finalen ndaj Alkmaarit, skuadra kroate pati përkrahje shumë të madhe nga tribunat.
Dhe kjo bëri bujë në mediat e shumta ndërkombëtare.