Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

17 mijë kroatë në ndeshjen e juniorëve të Hajdukut

Hajduku i Splitit ka shkuar në finale të “UEFA Youth League” pasi në gjysmëfinale, skuadra e juniorëve të skuadrës kroate eliminoi ata të Milanit, pas fitores 3:1.

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar se Milani u eliminua nga 17 mijë tifozë fanatikë të skuadrës kroate.

“17 mijë tifozë fanatikë kroatë ishin në tribuna për ta përkrahur Hajdukun të shkonte në finale”, ka shkruar gazeta italiane.

Hajduku fitoi me golat e Jere Vrçiqit, Rokas Pukstasit dhe Simun Hrgoviqit.

Për Milanin realizoi Kevin Zeroli.

Në finale, Hajduku i Splitit do të luajë kundër AZ Alkmaarit.

Artikuj të ngjashëm