Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdullahu asiston, Lekaj përjashtohet me të kuq

Talenti Leon Avdullahu ka vazhduar me paraqitje të mira për Baselin.

Të martën mbrëma mesfushori 19-vjeçar asistoi në fitoren 3:1 të Baselit ndaj Winterthurit, në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës zvicerane.

Avdullahu asistoi në golin për 3:1 në minutën e 91-të.

Te Baseli, që ishte mysafir, startuan Avdullahu dhe Benjamin Kololli. Avdullahu kompletoi ndeshjen ndërsa Kololli la fushën në minutën e 70-të.

Kapiteni i Winterthurit, mbrojtësi Granit Lekaj, është përjashtuar pas dy kartonave të verdhë në minutën e 53-të. Në minutën e 56-të, Winterthuri mbeti edhe pa një lojtar tjetër.

Samir Ramizi luajti prej minutës së 78-të për Winterthurin.

Winterthuri është i shtati me 26 pikë, ndërsa Baseli ka 25 pikë në pozitën e tetë.

Artikuj të ngjashëm