Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdullahu debuton në Superligën e Zvicrës

Superligës së Zvicrës i është shtuar edhe një futbollist shqiptar. Të dielën për Baselin debutoi mesfushori 19-vjeçar, Leon Avdullahu.

Ai ishte startues te Baseli në disfatën 2:1 nga Lausannne. Luajti 77 minuta. Avdullahu është produkt i Akademisë së Baselit.

Aktualisht është pjesë e U19 të Zvicrës, ndërsa ka luajtur edhe për grupmoshat më të reja.

Edicionin e kaluar i luajti 25 ndeshje për ekipin U21 të Baselit në kategorinë e tretë të Zvicrës. Baseli ka tri humbje e një fitore këtë edicion. Po kalon moment të vështirë.