Futbollisti nga Kosova, Donis Avdijaj, ia ka siguruar fitoren Hartbergut në elitën e futbollit të Austrisë.
Në kuadër të xhiros së parë, Hartbergu e ka mposhtur Altachin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy golat i shënoi Donis Avdijaj.
Të parin në fund të pjesës së parë, kurse golin e dytë e që doli të jetë i fitores e realizoi në minutën e 77-të.
Te Hartbergu titullar luajti edhe mesfushori Albert Ejupi, i cili debutoi në futbollin austriak.
Ndërkaq golin për Altachin e shënoi Atdhe Nuhiu në minutën e 84-të.