Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj e shpëton Hartbergun nga disfata

Donis Avdijaj e ka shpëtuar skuadrën e tij Hartbergun nga disfata. Të shtunën në mbrëmje, në kuadër të xhiros së 27-të të elitës së futbollit austriak në grupin e ekipeve për mbetje në Bundesligën e Austrisë, Avdijaj shënoi në minutën e gjashtë të shtesës dhe e vendosi epilogun final 1:1 në udhëtim te Tiroli.

Avdijaj e kompletoi ndeshjen, ndërsa iu gëzua golit të katërt në elitën austriake të futbollit.

Ai ka kontribuuar në këtë sezon edhe me tri asistime.

Hartbergu zë pozitën e 10-të me 15 pikë. Në vendin e parafundit është Altachu me 13 pikë, kurse Riedi i fundit ka 12 pikë.