Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj shënon gol dhe asiston në fitoren e Hartbergut

Sulmuesi Donis Avdijaj ka shkëlqyer të shtunën në ndeshjen e Bundesligës austriake.

Avdijaj shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në fitoren 2:0 të Hartbergut ndaj Riedit. Ndeshja i takoi xhiros së 31-të të grupit ku garohet për mbetje në elitën austriake.

Avdijaj asistoi në golin e parë të shënuar në minutën e 66-të, ndërsa shënoi për 2:0 në minutën e 76-të. Një xhiro para fundit, Hartbergu është në vendin e nëntë me 24 pikë. Ka siguruar mbetjen në Bundesligë. Avdijaj 26-vjeçar, ka gjashtë gola e pesë asistime në 15 paraqitje.