Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj asiston në barazimin e Harbergut

Donis Avdijaj ka asistuar në barazimin e skuadrës së Harbergut kundër Altachut, në Bundesligën e Austrisë.

Hartbergu dhe Altachu të shtunën luajtën baras, 2:2. Ishte ndeshje e xhiros së 25-të, por e grupit që lufton për mbetje në elitë.

Avdijaj që ka tri gola të realizuar në këtë edicion të elitës së futbollit austriak, e regjistroi asistimin e tij të parë në minutën e 58-të.

Avdijaj e kompletoi ndeshjen, kurse Atdhe Nuhiu luajti deri në minutën e katërt të kohës shtesë.

Artikuj të ngjashëm