Italia ka barazuar sonte në miqësoren kundër Holandës, me rezultat 1-1.
Italia kaloi e para në epërsi dhe pati më shumë në lojë kundër tulipanëve.
Në pjesën e dytë erdhi goli i parë pas një kundërsulmi të italianëve në minutën e 67-të, të cilin e shënoi Simone Zaza.
Pak minuta më vonë Dominico Crisito, u largua nga loja më karton të kuq, duke e lënë Italinë me 10 lojtarë në fushë.
E kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, golin e barazimit e shënoi Nathan Ake (88’).