Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Autopsia e Maradonës tregon se nuk ka pasur shenja të alkoolit apo drogës kur ka vdekur

Autopsia e Diego Maradonas ka treguar se legjenda e futbollit argjentinas nuk ka pasur shenja të alkoolit apo drogës në gjak në kohën kur ai ka vdekur.

Fituesi i kupës së botës në vitin 1986 ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare, shkruan BBC.

Autopsia ka treguar se Maradona ka pasur probleme me veshkat, mushkrit dhe zemrën. Ishte urdhëruar si pjesë e një hetimi mbi vdekjen e Maradonës për të parë nëse kishte ndonjë neglizhencë në kujdesin shëndetësor që i ishte siguruar.