Kampionia Ermira Topalli e ka nisur me fitore sezonin e ri në automobilizëm. Ajo triumfoi në garën e zhvilluar të dielën në Ferizaj. Pas dy vozitjeve, Topalli kishte kohe prej 2.56.316 minuta.
Ajo prapa la Arjeta Rysha, ndërsa në vendin e tretë përfundoi Violeta Nazifi. Tri garueset fituese ishin të klubit të automobilizimit Ferizaj.
Ferizaj në plasmanin ekiporë ka fituar 60 pikë, ndërsa pozita e dytë i takoi AMTKK, ndërsa e treta Prishtina RT. “Është mirë që gara përfundoi pa asnjë problem, sidomos nëse e marrim parasysh kohën me shi që ishte sot gjatë gjithë ditës. Gara ishte interesante, me rivalitet dhe atraktive për dashamirët e auto sportit, ndërsa unë jam e kënaqur me rezultatin e arritur. Besoj që edhe në garat e ardhshme do të vazhdoj me këtë ritëm”, ka thënë Ermira Topalli, e cila në garë u paraqit me Golf 7.