Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Australian Open” rrit fondin e çmimeve për pjesëmarrësit

Në foto: Naomi Osaka triumfon më 2019/ Getty Images

Organizatorët e turneut të tenisit “Australian Open” kanë rritur fondin e çmimeve për pjesëmarrësit në më shumë se 44 milionë euro, me përfitimet që janë rritur për ata që humbin në raundet e para.

Fondi i çmimeve në total për turneun është rritur për 14 për qind. Tenistët që eliminohen në raundin e parë do të marrin 20 për qind më shumë se një vit më herët.

Turneu në Melbourne nis më 20 janar.

Kampionët e turneut 2020 do të fitojnë nga 2.5 milionë euro.

Nëse një tenist eliminohet në raundin e parë kualifikues ai do të fitojë 12500 euro, dhe 56 mijë euro nëse eliminohet në raundin e parë pas përfundimit të fazës kualifikuese.