Shuma e mbledhur për çmimet të cilat do të jepen pas përfundimit të “Wimbledonit” do të jetë një rekord prej 40.3 milionë funteve, kanë thënë organizatorët të enjten.
Fituesit e të dyja konkurrencave do të përfitojnë nga 2 milionë funte secili, që është më pak se në vitin 2019, kur u luajt me kapacitet të plotë të tifozëve. Në atë sezon, fituesit e turneut morën nga 2.35 milionë funte.
Tenistët që ia arrijnë t’i fitojnë tri raundet kualifikuese do të marrin 62 mijë funte, si dhe do të përfitojnë 50 mijë funte të tjera nëse triumfojnë në ndeshjen e raundit të parë.