Mbrojtësi i krahut të djathtë, Serge Aurier pritet t’i bashkohet skuadrës së Evertonit, kanë njoftuar të enjten mediumet britanike.
Bëhet e ditur se Aurier është i gatshëm t’i bashkohet Evertonit, që i ka ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi. 28-vjeçari është futbollist i lirë pasi muaj më parë ka shkëputur kontratën me skuadrën e Tottenhamit.
Aurier ishte pjesë e Tottenhamit prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, Toulouse e Lensi. Ai ka edhe 70 paraqitje me Përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.