Sport

Augsburgu i bën nder Bayernit me fitoren ndaj Dortmundit

Augsburgu që po lufton për mbijetesë në Bundesligë, i ka bërë nder Bayern Munichut duke mposhtur lideren, Borussia Dortmundin me rezultat 2 me 1.

Vendasit me këtë fitore i kanë dhënë rast Bayernit që të barazohet me pikë me Dortmundin në ndeshjen që e zhvillon të shtunën ndaj Borussia Monchengladbachut.

Jugkoreani Ji-Dong-won me dy gola të bukur ia siguroi fitoren Augsburgut derisa për Dortmundin golin e nderit e realizoi Paco Alcacer.

Përveç jugkoreanit, hero tjetër i Augsburgut ishte edhe portieri Kobel që bëri disa pritje të bukur për t’ia pamundësuar golat Dortmundit.

Dortmundi me këtë fitore mbetet në pozitën e pare me 54 pikë, tri më shumë se Bayerni në pozitën e dytë.