Skuadra e Borussia Dortmundit ka arritur fitore të thellë 5:1, ndaj Augsburgut të shtunën në ndeshjen që i takoi xhiros së 32-të të elitës së futbollit gjerman.
Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes me golin e Youssoufa Moukokos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e dytë për Dortmundin e shënoi hoalndezi Donyell Malen në minutën e 20-të.
Gjermani Moukoko e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje në minutën e 29-të.
Për 4:1, realizoi Marco Reus në minutën e 34-të, ndërsa golin e pestë e shënoi Felix Nmecha në minutën e 64-të.
Për Augsburgun golin e vetëm e shënoi Ruben Vargas në minutën e 32-të.
Dortmundi pas fitores renditet në vendin e pestë në tabelë me 60 pikë, dhe tashmë ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Augsburgu është në pozitën e nëntë me 39 pikë.