Dortmundi shënoi fitore bindëse në udhëtim te Freiburgu, në takim që shkëlqeu Aubameyang.
Skuadra e Thomas Tuchel mori pikët e plota duke fituar me 0-3, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë në këtë takim e shënoi mbrojtësi grek Sokratis në minutën e 13, që ishte rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Dortmundi shënoi edhe dy herë përmes sulmuesit Aubameyang, që shënoi në minutat 55 dhe 70. Për të asistuan Reus e Durm.
Me këtë fitore Dortmundi arrin në kuotën e 40 pikëve, dhe mban vendin e tretë. Kurse Freiburg në vendin e nëntë ka dhjetë pikë më pak.